Sportistja iraniane e Taekuondos kualifikohet për Lojërat Olimpike
Sportistja iraniane e taekuondos kualifikohet për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios.
"Nahid Kiani", përfaqësuese e Iranit në Taekuondo, duke fituar ndeshjen gjysmëfinale kundër përfaqësueses së Jordanisë, kaloi në ndeshjen finale dhe fitoi kualifikimin për në Lojërat Olimpike Verore në Tokio. Kiani në gjysmëfinalen e kategorisë 57-kg fitoi kundër rivales jordaneze Natalie Hamidi, fituese e Medaljes së Argjendit të lojërave Aziatike për vitin 2019 dhe kaloi në finale. Sportistja iraniane e taekëondos para kësaj ndeshje, gjithashtu garoi kundër "Fanapa Harnsujin" nga Tajlanda, mbajtëse e titullit Kampione e Botës dhe me një dyluftim të mirë dhe spektakolar, kaloi barrierën e kundërshtares së saj të famshme dhe arriti gjysmëfinalet. Dita e dytë dhe e fundit e garës Taekuondo për kuotën olimpike në Azi u organizua sot, të Shtunën, në kryeqytetin jordanez Amman. Më herët në seksionin për meshkuj, Mir Hashem Hosseini dhe Armin Hadipour kishin arritur gjithashtu kualifikimin në garat olimpike.