Ruhani: Negociatat në Vjenë do t’i vazhdojmë deri në marrëveshje përfundimtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108682-ruhani_negociatat_në_vjenë_do_t’i_vazhdojmë_deri_në_marrëveshje_përfundimtare
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se negociatat në Vjenë do t’i vazhdojmë deri në marrëveshjen përfundimtare dhe shtoi: “Shifrat e rritjes së prodhimit në sektorë të ndryshëm industrial të vendit janë dëshmia më e mirë që tregon dështimin e politikës së presionit maksimal.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2021 12:53 Europe/Tirane
  • Ruhani: Negociatat në Vjenë do t’i vazhdojmë deri në marrëveshje përfundimtare

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se negociatat në Vjenë do t’i vazhdojmë deri në marrëveshjen përfundimtare dhe shtoi: “Shifrat e rritjes së prodhimit në sektorë të ndryshëm industrial të vendit janë dëshmia më e mirë që tregon dështimin e politikës së presionit maksimal.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të Qeverisë së Iranit, deklaroi: “Shifrat e rritjes së prodhimit në sektorë të ndryshëm industrial të vendit, janë dëshmia më e mirë që tregon dështimin e politikës së presionit maksimal të Amerikës dhe vetë ata janë detyruar të pohojnë dështimin e kësaj politike”.

Ruhani shtoi: “Duke marrë parasysh negociatat e fundit të zhvilluara në Vjenë, amerikanët në mënyrë të qartë kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për heqjen e sanksioneve”.