Eragçi për Blinken: A jeni gati të hiqni sanksionet?
Duke reaguar ndaj deklaratave të Blinken, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkroi në Twitter se Shtetet e Bashkuara, si palë që janë larguar nga marrëveshja bërthamore, së pari duhet të heqin sanksionet e tyre dhe pastaj Irani të rifillojë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. A është gati Amerika?
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Seyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm, në një cicërimë në përgjigje të Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken shkroi: Dje, fola për katër orë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme në lidhje me bisedimet e Vjenës. Takimi ishte i vështirë por i dobishëm. Ai shtoi: Parimet janë të njëjta: Shtetet e Bashkuara, si palë që u largua nga marrëveshja bërthamore, duhet së pari të heqin sanksionet e saj. Pas verifikimit, Irani do të rifillojë zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi: "A është gati Amerika?" Sipas agjencisë Fars, sekretari amerikan i shtetit pretendoi dje në një deklaratë se vendi nuk ka parë ende ndonjë shenjë të vendimit të Iranit për t'u kthyer në angazhimet e tij bërthamore nën marrëveshjen bërthamore.