Ajetollah Khamenei në letrën drejtuar udhëheqësve të rezistencës: Palestina do të fitojë
(last modified Mon, 24 May 2021 18:03:31 GMT )
May 24, 2021 20:03 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei në letrën drejtuar udhëheqësve të rezistencës: Palestina do të fitojë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei u është përgjigjur letrave nga udhëheqësit palestinezë të rezistencës, duke përshëndetur luftën e tyre kundër Izraelit si një luftë hyjnore kundër shtypjes dhe duke parashikuar se ata do ta fitojnë betejën.

"Kam marrë letrën tuaj në të cilën keni shkruar me detaje dhe analiza rreth xhihadit të fundit Palestinez. Lufta juaj është rezistencë kundër shtypjes, herezisë dhe arrogancës," shkroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në letrën e tij drejtuar shefit të zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh. "Një luftë e tillë kënaq Zotin e Plotfuqishëm dhe është prova e  vërtetësisë së ajetit, 'O ju që besuat! Nëse e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju forcojë këmbët", shkroi Ajetollah Khamenei, duke cituar ajetin 7 të Sures 47 të Kur'anit Famëlartë. "Ju do të jeni fitimtarë me fuqinë e Zotit dhe do të pastroni tokën e shenjtë nga ndyrësirat e uzurpatorëve, me vullnetin e Zotit," shtoi Ajetollah Khamenei. Në një letër tjetër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Xhihadit Islamik Palestinez, Ziad al-Nakhala, Ajetollah Khamenei parashikoi se fitorja përfundimtare do të vijë për palestinezët. "Unë e mora letrën tuaj vëllazërore. Xhihadi juaj i madh dhe fitimtar vëllezër palestinezë ndriçoi sytë e dashamirëve tuaj në të gjithë botën," shkroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. "Zemrat tona janë me ju në fushën e betejave tuaja dhe lutjet tona për vazhdimin e fitoreve tuaja janë të vazhdueshme," tha ai. "Premtimi hyjnor është i vërtetë kur ai tha: 'Allahu me siguri do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë', dhe ju do të shihni fitoren përfundimtare, dashtë Zoti", shkroi Ajatollah Khamenei, duke iu referuar ajetit 40 të Sures 22 të Kur'anit.