May 25, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Zarif diskuton paqen dhe bashkëpunimin rajonal me presidentin e Azerbajxhanit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, i cili është në Baku si pjesë e turneut të tij në rajon, ka zhvilluar bisedime me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Zarif mbërriti në kryeqytetin e Azerbajxhanit të hënën në mbrëmje për diskutime me zyrtarë të lartë azerbajxhanas mbi marrëdhëniet Teheran-Baku si dhe çështje kryesore me rëndësi rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë takimit të tyre të martën në mëngjes, Zarif dhe Aliyev përsëritën synimet e dy fqinjëve për forcimin e lidhjeve tashmë të përzemërta. Zbatimi i armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ishte gjithashtu në qendër të bisedës. Zarif më pas do të udhëtojë në Jerevan për një seri diskutimesh me zyrtarë armenë. Vizita e diplomatit të lartë iranian në kryeqytetet e dy vendeve fqinje shihet si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Iranit për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon, veçanërisht pas konfliktit vdekjeprurës të vitit të kaluar në Nagorni-Karabak, rajon i mosmarrëveshjes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

 

Tags