Gjeneral Gha'ani: Rezistenca në luftën 12 ditore ka vepruar me fuqi
Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se të gjithë janë ndjerë krenar me suksesin dhe fitoren e rezistencës së Palestinës në luftën 12 ditore kundër regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral Ismail Gha'ani ditën e shtunë në ceremoninë e dyzetvjetorit të martirizimit të gjeneral Sejed Muhamed Hexhazi, ka thënë: "Ky sukses i rezistencës së Palestinës është rezultat i një pjese të shërbimeve dhe kontributit të gjeneral Kasem Solejmani dhe gjeneral Hexhazi të cilat i kanë ofruar Frontit të Rezistencës. Rezistenca dhe popullata palestineze në Rripin e Gazës pavarësisht bllokadës rreth 15 vjeçare, kanë mbrojtur territoret e Palestinës përball sulmeve të regjimit sionist. Rezistenca e Gazës në kulmin e padrejtësisë dhe bllokadës, në tre ditët e para të luftës 12 ditore, gati dyfish më tepër se në luftën 22 ditore ka hedhur raketa në drejtim të territoreve të pushtuara dhe kolonive sionist. Ky nivel i suksesit tregon fuqinë e Frontit të Rezistencës dhe rezistenca e Gazës në luftën 12 ditore, ka vepruar në mënyrë të fuqishme. Tani mesazhi i rezistencës për bijtë e Palestinës është ky që duhet hartuar programe për qeverisjen e të gjitha territoreve të Palestinës. Me padyshim se do të vjen një ditë në mënyrë të poshtëruar dhe të humbur do të largohet nga territoret e Palestinës".