Gjeneral Haxhizade: Kërcënimet e regjimit sionist nuk janë gjë tjetër, përveçse gjepura
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në një intervistë me kanalin televiziv jemenas, ka theksuar se kërcënimet e regjimit sionist nuk janë asgjë tjetër, përveçse gjepura e fjalë të kota.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, sot (të shtunën) në një intervistë me kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, i ka quajtur gjepura e fjalë të kota kërcënimet e regjimit sionist.
Sipas këtij burimi, gjeneral Haxhizade ka theksuar: "Deklaratat e regjimit sionist dhe kërcënimet e tij nuk janë asgjë tjetër, përveçse gjepura dhe fjalë të kota, për arsye se Rripi i Gazës i cili për shumë vite ndodhet nën bllokadën e hekurt, i ka dhënë një disfatë të rëndë këtij regjimi. Regjimi sionist ka pësuar humbje të rëndë nga raketat e popullit palestinezë të cilat ata i kanë prodhuar nga gypat e kanalizimit. Regjimi sionist duhet t'i mbledhë plaçkat e veta dhe duhet të kërkojë një vend tjetër për të jetuar në Amerikë, në Alaskë ose në Evropë. Regjimi sionist është i brishtë dhe kërcënimet e Musad-it dhe opsioni i luftës kundër Iranit, sidomos pas humbjes përball rezistencës së Palestinës, janë vetëm gjepura".
Ky paralajmërim nga gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit është bërë pas deklaratave të fundit të disa funksionarëve të regjimit sionist si Eli Kuhen, ministri i inteligjencës së regjimit sionist të cilët së fundi kishin pretenduar se Tel Avivi nuk do ta lejojë Iranin të ketë qasje në armë bërthamore.