Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit fiton ndaj Hollandës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109024-ekipi_kombëtar_i_volejbollit_të_iranit_fiton_ndaj_hollandës
Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit, me një fitore kundër Hollandës, arriti fitoren e tij të parë në Ligën e Volejbollit të Kombeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 30, 2021 20:21 Europe/Tirane
  • Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit fiton ndaj Hollandës

Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit, me një fitore kundër Hollandës, arriti fitoren e tij të parë në Ligën e Volejbollit të Kombeve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Iran Press, ekipi kombëtar iranian i volejbollit sot (e diel) në ndeshjen e tij të tretë në Ligën e Volejbollit të Kombeve 2021 luajti kundër Hollandës dhe fitoi me rezultat 3: 0. Të tre setet e kësaj loje u fituan nga Irani, me rezultatet 25 me 18, 25 me 23 dhe 30 me 28. Kjo ishte fitorja e parë e Iranit në këtë fazë të Ligës së Volejbollit të Kombeve. Said Maruf, duke u kthyer në këtë ndeshje, luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e ekipit kombëtar iranian. Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit do të luajë ndeshjen e katërt kundër Kanadasë të Enjten këtë javë.