Qershor 02, 2021 14:41 Europe/Tirane
  • Erakçi: Mosmarrëveshjet nuk janë të pazgjidhura, sonte merret vendimi për rikthim

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se mosmarrëveshjet mes palëve kanë arritur deri në një pikë që të gjithë besojnë se ato nuk janë të pazgjidhura, mirëpo ekzistojnë disa detaje të rëndësishme dhe është me rëndësi që të respektohet qëndrimi ynë i prerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi në një prononcim për media, para fillimit të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në Vjenë, deklaroi: “Sipas gjitha gjasave në takimin e komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore do të merret vendimi për rikthim. Të gjithë delegacionet janë të vendosur dhe ekziston një seriozitet i plotë”.

Erakçi shtoi: “Mosmarrëveshjet tanimë kanë arritur deri në një pikë në të cilën të gjithë besojnë se ato mosmarrëveshje nuk janë të pazgjidhura, mirëpo kanë mbetur ende disa detaje të rëndësishme dhe është me rëndësi që të respektohen qëndrimet tona të prera. Shpresojmë se në takimin e sotshëm në mbrëmje do të arrihet një konkludim se kur do të fillojë takimi i ardhshëm. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë kohë mes takimit të sotëm dhe bisedimeve të ardhshme. Sipas të gjitha gjasave, ashtu si në raundet e kaluara, ne pas një takimi konsultativ në Teheran, do të kthehemi përsëri në Vjenë”.

 

Tags