Ruhani: Shkolla e mendimit e Imam Khomeinit ishte e bazuar te populli
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109190-ruhani_shkolla_e_mendimit_e_imam_khomeinit_ishte_e_bazuar_te_populli
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të Mërkurën se mendimi i themeluesit të Revolucionit Islamik, Imam Khomeini, ishte i bazuar te populli, pasi ai e konsideroi ndërgjegjësimin e njerëzve si shtyllën e Revolucionit Islamik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 02, 2021 20:14 Europe/Tirane
  • Ruhani: Shkolla e mendimit e Imam Khomeinit ishte e bazuar te populli

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të Mërkurën se mendimi i themeluesit të Revolucionit Islamik, Imam Khomeini, ishte i bazuar te populli, pasi ai e konsideroi ndërgjegjësimin e njerëzve si shtyllën e Revolucionit Islamik.

Duke folur të Mërkurën në një takim të kabinetit qeveritar, Ruhani nënvizoi se Imam Khomeini e identifikoi vetëdijen e njerëzve si një shtyllë të Revolucionit Islamik dhe kreu përgatitjen e tyre për kryengritjen deri në fitore. Ai gjithashtu tha se pas vdekjes së Imam Khomeinit më 4 Qershor 1988 , ndërsa vendi ishte në gjendje kritike për shkak të vdekjes së tij dhe pasigurisë së armëpushimit me Irakun pas Luftës së imponuar 8-vjeçare, Asambleja e Ekspertëve mori një vendim historik dhe brenda 24 orëve nga vdekja e Imamit zgjodhi Ajetollah Khamenein si pasardhës të Imam Khomeinit. Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në Iran, Presidenti Ruhani gjithashtu vuri në dukje muajt e parë pas Revolucionit dhe theksoi se në atë kohë iranianët arritën të zhvillonin 5 zgjedhje dhe referendume në një vit. Kjo tregon faktin se Revolucioni Islamik, siç u tha nga Imam Khomeini, ka qenë i bazuar në votat e njerëzve dhe shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje duhet të konsiderohet më e rëndësishme, shtoi Presidenti iranian. Presidenti Ruhani gjithashtu iu referua bisedimeve në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, duke thënë se çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve midis Iranit dhe SHBA mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore janë zgjidhur.