Irani i quajti sanksionet e njëanshme një krim kundër njerëzimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109266-irani_i_quajti_sanksionet_e_njëanshme_një_krim_kundër_njerëzimit
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara veprimet e njëanshme shtrënguese, të tilla si sanksionet i cilësoi krime të paligjshme, imorale, çnjerëzore, krime luftarake dhe krime kundër njerëzimit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 04, 2021 03:07 Europe/Tirane
  • Irani i quajti sanksionet e njëanshme një krim kundër njerëzimit

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara veprimet e njëanshme shtrënguese, të tilla si sanksionet i cilësoi krime të paligjshme, imorale, çnjerëzore, krime luftarake dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas agjencisë IRNA, Majid Takht-e Revançi, Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, e ngriti këtë çështje në një takim virtual për të shqyrtuar efektet e masave të njëanshme mbi njerëzit e vendeve të synuara, e cila u iniciua nga Irani dhe nëntë vende të tjera. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara vazhdoi:  Republika Islamike e Iranit, si një vend i goditur rëndë nga korona, ka qenë nën sanksione afatgjata për vite me radhë. Këto veprime të paligjshme kanë parandaluar bankat dhe institucionet financiare nga tregtia dhe transaksionet financiare me Iranin. Takht-e Revançi shtoi: Ne dëgjojmë nga vendet perëndimore që kanë bërë përjashtime, por që në fakt ato janë vetëm në letër. Pasojat e sanksioneve të tilla kanë kërcënuar rëndë shëndetin e iranianëve, qasjen e tyre në ilaçet thelbësore, pajisjet mjekësore, farmaceutike dhe produkte mjekësore. "Në praktikë, sanksionet më shumë se këdo tjetër, kanë synuar shtresën më të prekshme," tha përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara. Sanksionet e kanë bërë të vështirë sigurimin e ilaçeve dhe mjeteve të kurimit për pacientët, veçanërisht pacientët me kancer, pacientët me dosje mjekësore dhe ata që i nënshtrohen kimioterapisë.