Volejbolli i Ligës së Kombeve; Bullgaria u gjunjëzua kundër Iranit
Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit fitoi ndeshjen e tij të gjashtë në Ligën e Kombeve 2021 kundër Bullgarisë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, kampionët iranianë të volejbollit u ndeshën me Bullgarinë në ndeshjen e tyre të gjashtë në Ligën e Kombeve 2021. Ndeshja filloi në orën 22:00 dhe në përfundim ekipi iranian ishte në gjendje të kapërcente kundërshtarin e vet me rezultatin 3 me 0. Ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit, i cili më parë kishte humbur përballë Japonisë dhe Rusisë, në javën e dytë dhe në tre ndeshje u tregua i suksesshëm dhe ka qenë në gjendje të mposhtë të gjithë kundërshtarët e vet dmth ekipet e Hollandës, Kanadasë dhe Italisë. Ekipi kombëtar iranian i volejbollit të Mërkurën më 9 Qershor, në orën 20:30 do të përballet me Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e shtatë të Ligës së Kombeve 2021.