Rifillojnë shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Koresë Jugore
Kryetari i Dhomës Tregtare të Përbashkët të Iranit dhe Koresë Jugore ka njoftuar për rifillimin e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Koresë Jugore.
Husejn Tanhaij, kryetari i Dhomës Tregtare të Përbashkët të Iranit dhe Koresë Jugore, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke thënë se gjatë ditëve të fundit autoritet dhe aktivistët ekonomike të Koresë Jugore kanë zhvilluar vizita në Iran, shtoi: “Kompanitë e mëdha në Korenë e Jugut kanë deklaruar gatishmërinë e tyre që të bashkohen edhe njëherë me listën tregtare të Iranit. Është parashikuar që gjatë tre deri në pesë muajt e ardhshëm të rifillohet shkëmbimi tregtar mes Iranit dhe Koresë Jugore. Në lidhje me parat e bllokuara të Iranit në Korenë e Jugut, gjithashtu është vendosur që në vend të pagesës në kesh ose në produkte të prodhuara, të importohen pajisje teknike dhe makineri të prodhimit në Iran. Koreja Jugore është e pasur nga aspekti i artikujve teknik, elektronik dhe petrokimik, prandaj në këtë drejtim mund të veprohet me sasi të mëdha në shkëmbimin tregtar mes të dy vendeve”.
Sipas Bankës Qendrore të Iranit, rreth 8 miliardë dollarë nga parat e Iranit janë bllokuar në bankat e Koresë Jugore dhe gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar negociata të gjata për zgjidhjen e këtij problemi dhe pavarësisht marrëveshjes të arritura mes të dy palëve, asnjëra prej tyre në nuk është zbatuar akoma.