Futboll: Irani fiton 3-0 kundër Bahrejnit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109484-futboll_irani_fiton_3_0_kundër_bahrejnit
Ekipi kombëtar iranian i futbollit, me një fitore 3-0 ndaj Bahrejnit, kompensoi humbjen e ndeshjes së kaluar dhe hapi rrugën e vet për të arritur në raundin përfundimtar të kualifikimit për Kupën e Botës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 08, 2021 09:29 Europe/Tirane
  • Futboll: Irani fiton 3-0 kundër Bahrejnit

Ekipi kombëtar iranian i futbollit, me një fitore 3-0 ndaj Bahrejnit, kompensoi humbjen e ndeshjes së kaluar dhe hapi rrugën e vet për të arritur në raundin përfundimtar të kualifikimit për Kupën e Botës.

Sipas IRNA; Të hënën në mbrëmje, Irani luajti kundër Bahrejnit në një ndeshje të ndjeshme të fazës paraprake për Kupën e Botës 2022 dhe në grupin e tretë të kontinentit Aziatik. Ndeshja përfundoi me një fitore 3-0 për djemtë e trajnerit Skocic. Në këtë ndeshje, për kombëtaren iraniane "Sardar Azmoun" shënoi në minutat e 54 dhe 61 dhe "Mehdi Taremi" në minutën e 79. Me këtë fitore të vlefshme, skuadra e Iranit fitoi 12 pikë dhe në renditjen totale me një ndeshje më pak se Bahreini u rendit e dyta. Iraku kryeson gjithashtu Grupin C me 14 pikë ndërkohë që Irani ka 12 pikë. Bahrejni është renditur në vendin e tretë pas Iranit. Ndeshja tjetër e ekipit kombëtar iranian të futbollit do të zhvillohet të Premten e kësaj jave në orën 19:00 kundër Kamboxhias. Ndeshja finale e Iranit kundër Irakut do të mbahet të martën më 15 qershor dhe ekipi iranian do të kalojë në fazën finale nëse fiton atë ndeshje.