Zarif i përgjigjet Blinken: Irani është i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109486-zarif_i_përgjigjet_blinken_irani_është_i_përkushtuar_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Duke reaguar ndaj pretendimit të homologut të tij amerikan, Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e përkushtuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2021 09:29 Europe/Tirane
  • Zarif i përgjigjet Blinken: Irani është i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore

Duke reaguar ndaj pretendimit të homologut të tij amerikan, Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e përkushtuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Mohammad Javad Zarif", në përgjigje të pretendimit të homologut të tij amerikan, i cili tha se nuk është e qartë nëse Irani ka një dëshirë apo gatishmëri për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore, tha: Thjesht lexoni paragrafin 36. Disa orë më parë, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës, pavarësisht nga fakti se kush ishte ai që shkeli marrëveshjen bërthamore, ka pretenduar se deri tani nuk është e qartë nëse Irani është i gatshëm dhe ka dëshirën që të kthehet në marrëveshjen bërthamore". Duke reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mohammad Javad Zarif në një mesazh në Twitter shkroi se nuk është ende e qartë nëse Presidenti dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Blinken janë të gatshëm të varrosnin politikën e dështuar të "presionit maksimal" të Trump dhe Mike Pompeo dhe përdorimit terrorizmit ekonomik si një levë prej tyre. Pavarësisht nëse do të ndalet apo jo presioni për të negociuar, Irani është i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Lexoni paragrafin 36. Tani është koha për të ndryshuar drejtimin.