Zangene: 95 % e popullsisë së Iranit shfrytëzon gazin natyror
Ministri i naftës së Iranit deklaroi se mbi 95% e popullsisë së Iranit është e mbuluar me rrjetin e gaz sjellësit natyror.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Bizhen Zangene të martën në seancën plenare të Parlamentit Islamik të Iranit, tha se gjatë 8 viteve të kaluara numri i fshatrave të kyçur në rrjetin e gazit natyror është shtuar me dy herë e gjysmë më tepër se sa që ka qenë më parë dhe nga 14 mijë fshatra që ishin të kyçur më parë, tani janë mbi 35 mijë fshatra që janë të lidhur me rrjetin e gazit natyror.
Ministri i naftës së Iranit shtoi: "Provincat Sistan-Baluçistan dhe Hormozgan janë mbrapa nga niveli mesatar i vendit, mirëpo provincat Kerman dhe Fars mbi 90% e fshatrave të tyre janë të kyçur në rrjetin e gaz sjellësit".
Zangene shtoi: "Rafineritë e naftës së Iranit prodhojnë 7 mijë tonelata gaz natyror që 5 mijë tonelata shpërndahen në rrjetin e gaz sjellësit".
Ministri i naftës së Iranit duke thënë se aktualisht eksporti i gazit të Iranit është dyfishuar, theksoi: "Ministria e Naftës së Iranit nuk është kundër shpërndarjes së gazit brenda në vend, mirëpo preferon që prioritet të jetë gazi CNG dhe gazi i lëngët për shkak të të ardhurave valutore, më shumë të eksportohet. Për të mbajtur në nivel prodhimin e gazit në zonën Parsi Jugor dhe në fushat e tjera të gazit, ka nevojë për një investim rreth 50 miliardë dollarë".