Zarif: Të hiqet bllokada ndaj Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109522-zarif_të_hiqet_bllokada_ndaj_jemenit
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se lufta nuk është një zgjidhje e krizës në Jemen, duke theksuar se bllokada e imponuar nga Arabia Saudite ndaj vendit të varfër duhet të marrë fund.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2021 20:47 Europe/Tirane
  • Zarif: Të hiqet bllokada ndaj Jemenit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif theksoi se lufta nuk është një zgjidhje e krizës në Jemen, duke theksuar se bllokada e imponuar nga Arabia Saudite ndaj vendit të varfër duhet të marrë fund.

Në një takim në Teheran të Martën, ministri i Jashtëm iranian dhe i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara për Jemenin Martin Griffiths diskutuan dimensione të ndryshme të krizës dhe mënyrat e mundshme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Jemen. Diplomati i lartë iranian theksoi se situata aktuale në Jemen, e cila e ka ekspozuar popullin ndaj një katastrofe humanitare pas gjashtë viteve luftë, do të zgjidhej vetëm përmes një qasjeje paqësore diplomatike. I dërguari i OKB, nga ana e tij, informoi ministrin e Jashtëm iranian mbi rezultatin e bisedimeve të tij me palët përkatëse mbi krizën në Jemen. Fushata ushtarake e udhëhequr nga sauditët ka lënë të vdekur qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur miliona. Ajo gjithashtu ka shkaktuar një dëm të rëndë në infrastrukturën e vendit, duke shkatërruar spitalet, shkollat dhe fabrikat.