Volejbolli amerikan gjunjëzohet përballë ekipit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109572-volejbolli_amerikan_gjunjëzohet_përballë_ekipit_iranian
Në raundin e shtatë të garave të Ligës Kombëtare të Volejbollit, ekipi kombëtar iranian i volejbollit me një përformancë të shkëlqyer kapërceu pengesën amerikane dhe arriti fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kombeve për vitin 2021.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 03:31 Europe/Tirane
  • Volejbolli amerikan gjunjëzohet përballë ekipit iranian

Në raundin e shtatë të garave të Ligës Kombëtare të Volejbollit, ekipi kombëtar iranian i volejbollit me një përformancë të shkëlqyer kapërceu pengesën amerikane dhe arriti fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kombeve për vitin 2021.

Sipas agjencisë ISNA, ekipi kombëtar iranian i volejbollit për meshkuj në raundin e shtatë të garave të Ligës së Kombeve, mbrëmë në orën 20:30 luajti kundër Shteteve të Bashkuara dhe më në fund arriti të kapërcejë barrierën e këtij kundërshtari me rezultatin 3-0.  Në fund të setit të tretë, sportistët iranianë treguan se ishin skuadra më e mirë në fushë dhe arritën mposhtnin Shtetet e Bashkuara me një rezultat 25 me 23. Përfundimisht ekipi kombëtar iranian i volejbollit fitoi me një rezultat vendimtar prej 3-0. Me këtë rezultat, Irani, me pesë fitore dhe 15 pikë nga shtatë ndeshje, u ngjit një hap në renditje dhe doli në vendin e pestë. Sportistët e  Iranit u rreshtuan kundër Shteteve të Bashkuara, në kohën kur kishin fituar katër nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit. Kombëtarja iraniane humbi ndeshjet e para dhe të dyta kundër Japonisë dhe Rusisë, por fitoi ndeshjet e treta deri të gjashta kundër Hollandës, Kanadasë, Italisë dhe Bullgarisë. Kombëtarja iraniane e volejbollit do të përballet sot me ekipin kombëtar serb në orën 12:30.