Ruhani: Marrëdhëniet e Iranit dhe Rusisë janë të zhvilluara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109586-ruhani_marrëdhëniet_e_iranit_dhe_rusisë_janë_të_zhvilluara
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se marrëdhëniet e Teheranit dhe Moskës janë të gjera dhe të zhvilluara në fusha të ndryshme, ka vlerësuar bashkëpunimin e qeverisë dhe presidentit të Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëdhëniet e Iranit dhe Rusisë janë të zhvilluara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se marrëdhëniet e Teheranit dhe Moskës janë të gjera dhe të zhvilluara në fusha të ndryshme, ka vlerësuar bashkëpunimin e qeverisë dhe presidentit të Rusisë.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte gjatë përurimit të disa projekteve kombëtare, deklaroi: “Ekzistojnë marrëdhëniet shumë të afërta mes Iranit dhe Rusisë dhe pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ne gjithnjë kemi pasur marrëdhënie të mira me Rusinë, mirëpo gjatë këtyre tetë viteve, marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë janë zgjeruar më shumë në fusha të ndryshme. Për shkak të të gjitha bashkëpunimeve të Moskës me Teheranin, e falënderojmë qeverinë dhe presidentin e Rusisë. Kemi pasur bashkëpunime shumë të rëndësishme me Rusinë në lidhje me krizën në Siri, kemi pasur bashkëpunime të rëndësishme trepalëshe në lidhje me krizën e Karabakut dhe rajonit të Kaukazit, si dhe kemi pasuri bashkëpunime shumë të mira në nivel të Euro-Azisë me Rusinë dhe me vendet e tjera anëtare të kësaj organizate. Në fushën e Liqenit Kaspik dhe në lidhje me rregullat juridike përkatëse me këtë liqe, gjithashtu kemi bërë hapa shumë të rëndësishme me vendet mike duke përfshirë edhe Rusinë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje faktin se Irani në bashkëpunim me Rusinë, ka filluar ndërtimin e dy centraleve të tjera atomike dhe po vazhdon ky proces, theksoi: “Me Rusinë kemi bashkëpunime të mira edhe në fushën ushtarake, sidomos në fushën e mbrojtjes që pas hyrjes së sistemit raketor S-300 nga Rusia në Iran, marrëdhëniet tona në këtë fushë janë zgjeruar edhe më shumë. Sot, Irani dhe Rusia kanë bashkëpunime të ngushta edhe në fushën e ringjalljes së marrëveshjes bërthamore në negociatat e Vjenës dhe Rusia është një fqinjë shumë i rëndësishëm për Iranin dhe këto marrëdhëniet do të jenë në interes të dy kombeve, të rajonit dhe të botës. Përurimi i një centrali të madh me kapacitet 1400 megavat, ka rëndësi të madhe për të gjithë pjesën jugore të Iranit dhe brigjet Makran të Iranit”.