Qershor 13, 2021 08:53 Europe/Tirane
  • Eragçi: Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapin e parë

Të Shtunën në mbrëmje në takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian dhe kreu i ekipit negociator të Iranit, theksoi nevojën për heqjen e të gjitha sanksioneve të SH.B.A.-së kundër Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, "Seyyed Abbas Eragçi" deklaroi se Republika Islamike e Iranit me patjetër në asnjë rast nuk do të pajtohet pa përmbushur kërkesat e saj kryesore, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara së pari duhet të ndërmarrin hapin e parë dhe të heqin të gjitha sanksionet dhe pastaj Irani do të kthehet në përmbushjen e detyrimeve vetëm kur të  vërtetojë heqjen e sanksioneve amerikane. Eragçi shtoi se Republika Islamike e Iranit po kërkon një marrëveshje në të cilën kriteret dhe parimet e saj të respektohen dhe në këtë drejtim ajo nuk po ngutet dhe as nuk humbet kohë. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për pozicionet e vendeve P4 + 1 në bisedimet e Vjenës gjithashtu tha: Natyrisht, vendet kanë pozicionet e tyre dhe kjo është arsyeja pse negociatat marrin formë dhe vazhdojnë dhe qëllimi i të gjithëve në negociata është t'i afrojnë pozicionet më pranë. "Personalisht nuk mendoj se përfundimi mund të arrihet këtë javë," tha ai, duke shtuar se mendon që përfundimi i bisedimeve duhet të përcillet në kryeqytetet të paktën edhe një herë. Wang Kun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, në një intervistë të Shtunën tha se heqja e sanksioneve ishte çelësi i çdo akordi mbi marrëveshjen bërthamore. Të Shtunën, në Vjenë filloi raundi i gjashtë i bisedimeve të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore mbi heqjen e sanksioneve të SH.B.A. dhe kthimin e mundshëm të vendit në marrëveshje. Republika Islamike e Iranit thekson se "do t'i kthehet detyrimeve të saj kur Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet në praktikë, jo verbalisht ose në letër dhe kur kjo heqje e sanksioneve të verifikohen nga Irani".   

Tags