187 njerëz humbin jetën nga Covid-19 në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109782-187_njerëz_humbin_jetën_nga_covid_19_në_iran
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.028.667 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 187 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 82.098 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • 187 njerëz humbin jetën nga Covid-19 në Iran

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.028.667 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 187 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 82.098 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 8.195 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.028.667 persona”. Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 187 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 82.098 persona”. Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 2.652.792 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 4.327.533 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 827.106 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona.