Destrojeri “Dena” i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit
Destrojeri “Dena” dhe anija ushtarake për zbulimin e minave “Shahin” me prodhim iranian është prezantuar sot dhe i është bashkuar forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
Destrojeri i sofistikuar “Dena” dhe anija ushtarake për zbulimin e minave “Shahin” janë prodhim iranian dhe ditën e hënë gjatë një ceremonie zyrtare në të cilën me anë të një videokonference, ka marrë pjesë edhe Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në Bandarabas të provincës Hormozgan në jug të Iranit, u prezantuan zyrtarisht dhe i janë bashkuar forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast deklaroi: “Forcat e armatosura të Iranit duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme dhe në specialistët iranianë kanë arritur në vetëmjaftueshmëri”.
Ndërkohë gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjithashtu në këtë ceremoni tha: “Destrojeri “Dena” shton shpejtësinë e operimit dhe veprimit të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në mbrojtjen e interesave të Iranit. Këta lundrues ushtarak kanë kapacitet për të shoqëruar dhe mbrojtur lundrueset dhe njësitë e ndryshme dhe forcat detare iraniane me këto lundruese i japin mundësi më shumë Iranit për garantimin e sigurisë së detit”.