Zarif: Tirani i Izraelit ra, ndërsa Irani vazhdon marshimin drejt lavdisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109828-zarif_tirani_i_izraelit_ra_ndërsa_irani_vazhdon_marshimin_drejt_lavdisë
Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se rrëzimi i Benjamin Netanyahut si kryeministër i Izraelit pas disa vitesh luftëra dhe agresioni kundër palestinezëve dhe kërcënimeve ndaj Republikës Islamike tregon se tirani ka rënë ndërsa Irani vazhdon marshimin drejt lavdisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 14, 2021 20:13 Europe/Tirane
  • Zarif: Tirani i Izraelit ra, ndërsa Irani vazhdon marshimin drejt lavdisë

Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se rrëzimi i Benjamin Netanyahut si kryeministër i Izraelit pas disa vitesh luftëra dhe agresioni kundër palestinezëve dhe kërcënimeve ndaj Republikës Islamike tregon se tirani ka rënë ndërsa Irani vazhdon marshimin drejt lavdisë.

"Pas një periudhe të gjatë luftërash dhe sulmesh kundër Palestinës dhe kërcënimeve ndaj Republikës Islamike, tirani i Izraelit ka rënë, dhe këtu është Gaza që ngre shenjën e fitores, ndërsa Irani vazhdon marshimin drejt lavdisë", tha të hënën Mohammad Xhavad Zarif në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai shpresoi se pasardhësit e Netanyahut ndoshta do të mësonin se një strukturë, e cila është themeluar bazuar në agresion dhe okupim, nuk do të zgjasë shumë.