Teherani: NATO dhe G7 nuk janë në pozitë të japin leksione
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane deklaroi se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe grupi G7, nuk kanë asnjë bazë morale për të dhënë leksione për vendet e tjera, veçanërisht për Iranin, i cili është qendra gravitacionale e sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore.
Said Khatibzadeh i bëri komentet në një postim të së martës në reagim ndaj komunikatës përfundimtare të lëshuar të hënën nga krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel dhe një komunikatë të Dielën nga samiti i G7. "Me një rekord katastrofik në rajonin tonë, NATO & G7 nuk kanë asnjë bazë morale për të predikuar - veçanërisht për Iranin si një spirancë e paqes dhe sigurisë në rajon," shkroi ai në Twitter. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane shtoi se "barazimi i të dëmtuarit dhe dëmtuesit" është vetëm një tregues i një "qasje të metë dhe të politizuar". Khatibzadeh më pas i këshilloi udhëheqësit e G7 dhe NATO-s që të shmangin leksionet ndaj të tjerëve dhe t'i përmbahen ligjit ndërkombëtar, duke aluduar në faktin se të dy organet ndërkombëtare në raste të shpeshta kanë shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare përmes ndërhyrjeve në punët e vendeve të tjera, veçanërisht në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe ndikimin e tij rajonal në Azinë Perëndimore.