Iran, 129 persona humbin jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109910-iran_129_persona_humbin_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.060.135 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 129 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 82.480 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2021 09:13 Europe/Tirane
  • Iran, 129 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.060.135 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 129 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 82.480 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 10.487 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.060.135 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 129 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 82.480 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 2.696.434 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 3.346 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 21.941.648 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 4.364.228 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 878.694 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona.