Sportistja iraniane fitoi medaljen e artë në kampionatin aziatik të Tekuando
"Negar Ismaili", përfaqësuese e Iranit në Tekuando, në ndeshjet e saj të para gjatë pjesëmarrjes në garat e kategorisë së moshës për të rritur, mundi të gjithë kundërshtarët e saj dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshave minus 46 kg të Kampionatit të Azisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA, Negar Ismaili, e cila merr pjesë për herë të parë në garat për të rritur në kampionatin e Azisë, u përball me rivalen nga Kazakistani ku fitoi me rezultatin 29 me 9. Në vazhdën e gardës ajo u përballe me Veronika Garses nga Filipine për medaljen e bronzit dhe fitoi me rezultatin 24 me 4. Kjo sportiste iraniane e peshës 46 kg, në fazën gjysmëfinale u përball me sportisten nga Uzbekistani duke fituar me rezultatin 28 me 7. Me këtë rezultat ajo doli në finale. Negar Ismaili, në finale u ndesh me sportisten nga Koreja e jugut ndaj së cilësoi fiti me rezultatin 31 me 9 dhe kështu fitoi medaljen e artë. Garat e 24-ta të kampionatit të Azisë për vitin 2021 u mbajtën në Liban me pjesëmarrjen e 189 sportistëve të Tekuandosë nga 21 vende aziatike. Ndeshjet u zhvilluan për 3 ditë në sallën sportive Nehad Tunal të Bejrutit.