Bashkëpunimi Iran-Indi për prodhimin e vaksinave të rotavirusit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109954-bashkëpunimi_iran_indi_për_prodhimin_e_vaksinave_të_rotavirusit
India dhe Republika Islamike e Iranit po bashkëpunojnë për të transferuar teknologjinë dhe prodhimin e përbashkët të vaksinave të rotavirusit në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 17, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi Iran-Indi për prodhimin e vaksinave të rotavirusit

India dhe Republika Islamike e Iranit po bashkëpunojnë për të transferuar teknologjinë dhe prodhimin e përbashkët të vaksinave të rotavirusit në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Insituti Pasteur i Iranit dhe Kompania e Vaksinave Beharat Biotech të Indisë nënshkruan një kontratë për furnizimin e vaksinës " Rota virus " për përdorim në sistemin e brendshëm të vaksinimit dhe transferimin e teknologjisë së tij. Në këtë ceremoni, e cila u mbajt në internet; Të dy palët shprehën gatishmërinë dhe interesin e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e kujdesit shëndetësor dhe prodhimin e mëtejshëm të përbashkët në fushën e vaksinave.  Rotavirusi është shkaku më i zakonshëm i diarresë së rëndë tek fëmijët dhe pothuajse çdo fëmijë infektohet të paktën një herë në jetën e tij deri në moshën pesë vjeç. Vlerësohet se më shumë se 500,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin çdo vit nga rotavirusi. Vaksina e rotavirusit është një vaksinë orale e bazuar në një virus të gjallë që krijon imunitet.