Zarif thekson heqjen e sanksioneve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110014-zarif_thekson_heqjen_e_sanksioneve_të_amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me shefin e diplomacisë evropiane ka theksuar nevojën për heqjen e sanksioneve të Amerikës dhe faktin se nuk ekziston mundësia për negociata të reja rreth marrëveshjes bërthamore dhe është shprehur optimist se negociatat e Vjenës do të japin rezultat.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 18, 2021 13:47 Europe/Tirane
  • Zarif thekson heqjen e sanksioneve të Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me shefin e diplomacisë evropiane ka theksuar nevojën për heqjen e sanksioneve të Amerikës dhe faktin se nuk ekziston mundësia për negociata të reja rreth marrëveshjes bërthamore dhe është shprehur optimist se negociatat e Vjenës do të japin rezultat.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë takimit të Forumit Diplomatik të Antalias, ka zhvilluar një takim me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane. Në këtë takim, Zarif duke bërë një shqyrtim kalimthi mbi situatën e negociatave të Republikës Islamike në Vjenë, theksoi qasjen e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve të Amerikës sepse nuk ekziston kurrfarë mundësie për negociata të reja në lidhje me marrëveshjen bërthamore. Ministri i jashtëm iranian vuri në dukje eksperiencën e hidhur të popullit të Iranit në lidhje sabotimin dhe shkeljen e zotimeve nga ana e Amerikës dhe shpresoi se bisedimet që po zhvillohen në Vjenë të japin rezultatin e duhur.

Zarif në vazhdim bisedoi edhe situatën aktuale në Afganistan dhe ekzistencën e mosmarrëveshjeve mes qeverisë dhe grupeve dhe subjekteve të tjera politike dhe tha se këto mosmarrëveshje janë prej shkaktarëve serioz që krijojnë pasiguri në Afganistan.

Josep Borrell gjithashtu në këtë takim u shpreh optimist se bisedimet në Vjenë do të japin rezultat dhe të dy palët kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe në Amerikën Latine.

Muhamed Xhavad Zarif gjatë këtij forumi ka zhvilluar takime dhe bisedime me Fuad Husejn, ministrin e punëve të jashtme të Irakut, me Abdullha Abdullah, kryetarin e Këshillit të Lartë të Kompromisit të Afganistanit, me Salahudin Rabani, ish-ministrin e punëve të jashtme të Afganistanit dhe me ministrin e jashtëm të Venezuelës.