Qershor 20, 2021 20:05 Europe/Tirane
  • Zarif: Bisedimet në Forumin Diplomatik të Antalias ishin të frytshme

Ministri i Jashtëm iranian i quajti të frytshme konsultimet me zyrtarë të vendeve të ndryshme në Forumin Diplomatik të Antalias.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Xhavad Zarif, i cili është në Turqi për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter i vlerësoi të frytshme takimet e tij gjatë vizitës. "Unë u takova me ministrat e jashtëm të Afganistanit, Pakistanit, Kroacisë, Irakut, Kuvajtit, Polonisë, Turqisë, Taxhikistanit dhe Venezuelës", shkroi Zarif. Shefi i diplomacisë së Iranit në lidhje me takimin trepalësh me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Afganistanit, theksoi: "Në këtë takim trepalësh, u vendos që të formohen grupe punuese trepalëshe për çështjet e tranzitit dhe të sigurisë, si dhe imigracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës". Zarif e cilësoi Forumin Diplomatik të Antalias si një fillim të mirë s për zgjerimin e marrëdhënieve të vendeve të Azisë me Afrikën dhe Evropën. Zarif u takua gjithashtu me shefin e politikës së jashtme të BE Josep Borrell. Të dy palët diskutuan çështje të ndryshme duke përfshirë bisedimet e vazhdueshme mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit.

 

Tags