Mbyllet përkohësisht centrali bërthamor i Bushehrit për shkak të defekteve teknike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110134-mbyllet_përkohësisht_centrali_bërthamor_i_bushehrit_për_shkak_të_defekteve_teknike
Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran është mbyllur përkohësisht për shkak të një defekti teknik dhe është shkëputur nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 21, 2021 05:04 Europe/Tirane
  • Mbyllet përkohësisht centrali bërthamor i Bushehrit për shkak të defekteve teknike

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran është mbyllur përkohësisht për shkak të një defekti teknik dhe është shkëputur nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike.

Sipas agjencisë ISNA, zyra për marrëdhëniet me publikun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit në një deklaratë njoftoi: Pas një defekti teknik në termocentralin e Bushehrit dhe pas një njoftimi një ditor për Ministrinë e Energjisë, ky termocentral u mbyll përkohësisht dhe u shkëput nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike.  Njoftimi shton, është e qartë se pas rregullimit të defektit teknik dhe brenda disa ditëve të ardhshme, ky termocentral do të rilidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.