Urime për ditëlindjen e bekuar të Imam Reza (AS)
Sot, e martë, 11 Dhikada e vitit 1442 sipas kalendarit hënor, përkon me 22 qershorin e vitit 2021 është përvjetori i lindjes së bekuar të Hazreti Samen Al-Haxh, Ali Ibn Musa Al-Reza (AS), Imami i tetë i shiitëve të botë
Imam Reza (AS) lindi në ditën e njëmbëdhjetë të të muajit Dhikada të vitit 148 sipas kalendarit hënor në qytetin e Medinës. Ali ibn Musa ibn Ja'far (as) i njohur si Imam Reza është imami i tetë shiit. Jeta e Ali ibn Musa al-Reza përkoi me sundimin e Abasidëve. Virtytet e Imamit të tetë të shiitëve të botës janë transmetuar për të gjithë dhe ai është konsideruar njeriu më i ditur i kohën së tij. Periudha e jetës dhe Imamatit të Imam Reza (AS) është periudha e kulmit të prirjes së njerëzve drejt Ehli Bejtit të pagabueshëm dhe të pastër dhe zgjerimit të bazave popullore të familjes së profetit (savs). Imam Rezai (AS) u martirizua në moshën 55 vjeç në Tus nga Ma'mun Abbasi. Sot, faltorja e Imam Rezait(as) në qytetin Mashhadit është një faltore për të gjithë myslimanët. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit, IRIB uron të gjithë myslimanët në të gjithë botën për përvjetorin e lindjes së Hazretit Reza (AS), Imami i tetë i shiitëve të botës.