Iran, 116 persona humbin jetën nga virusi Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110190-iran_116_persona_humbin_jetën_nga_virusi_korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.117.336 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 116 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 83.217 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2021 10:06 Europe/Tirane
  • Iran, 116 persona humbin jetën nga virusi Korona

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 3.117.336 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 116 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 83.217 persona.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 11.716 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 3.117.336 persona”.

Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 116 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 83.217 persona”.

Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 2.771.217 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 3.249 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 22.699.166 analiza për diagnostikimin e virusit Korona". 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 4.403.753 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 972.871 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona.