Komandantët e lartë ushtarak takohen me presidentin e zgjedhur të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110194-komandantët_e_lartë_ushtarak_takohen_me_presidentin_e_zgjedhur_të_iranit
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe disa komandantë të lartë ushtarak të Iranit kanë zhvilluar një takim me Ebrahim Ra’isi, presidentin e zgjedhur të Iranit dhe e kanë uruar atë për zgjedhjen në postin e presidentit të Iranit.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2021 11:03 Europe/Tirane
  • Komandantët e lartë ushtarak takohen me presidentin e zgjedhur të Iranit

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe disa komandantë të lartë ushtarak të Iranit kanë zhvilluar një takim me Ebrahim Ra’isi, presidentin e zgjedhur të Iranit dhe e kanë uruar atë për zgjedhjen në postin e presidentit të Iranit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe komandantët e lartë të Gardës Revolucionare, të Ushtrisë, të Forcave Policore dhe të Rendit, ministri i mbrojtjes dhe disa komandantë të lartë ushtarakë të Iranit ditën e martë janë takuar me Sejed Ebrahim Ra’isi, presidenti i zgjedhur i Republikës Islamike të Iranit.

Komandantët e lartë ushtarakë në këtë takim duke uruar Sejed Ebrahim Ra’isi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, kanë deklaruar gatishmërinë e forcave të armatosura për të ndihmuar qeverinë e re dhe në ngritjen e kapaciteteve të Republikës Islamike të Iranit në fusha në të ndryshme në kuadër të formimit të një Irani të fuqishëm.