Qershor 24, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Zarif pas vdekjes së dy gazetarëve iranianë shpreh ngushëllimet e tij

Në reagim ndaj vdekjes së dy gazetarëve mjedisorë, Ministri i Jashtëm iranian shkroi: " U habita shumë kur dëgjova këtë lajm të trishtuar".

Sipas Mehr, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, në reagim ndaj lajmit për përmbysjen e një autobusi me gazetarë mjedisorë, i cili rezultoi në vdekjen e dy gazetarëve në këtë fushë, postoi një artikull në llogarinë e tij në Tëitter dhe tha: U habita shumë kur dëgjova këtë lajm të trishtuar. Unë ua kam borxh të ndjerëve Mahshad Karimi dhe Reyhaneh Yassini, juve, kolegëve dhe familjes së tyre shprehjen e solidaritetit dhe ngushëllimit. Të paktën 21 persona u plagosën në një autobus që u përmbys të Mërkurën në mbrëmje duke transportuar një numër gazetarësh që kishin udhëtuar në liqenin Urmie dhe korrespodenti i mjedisit i ISNA Mahshad Karimi dhe korrespondentja e IRNA Reyhaneh Yassini vdiqën në këtë aksident. Me urdhër të Presidentit Rouhani, hetimi i shkaqeve të këtij incidenti është futur menjëherë në axhendën e Komisionit Civil të Asamblesë Konsultative Islamike.

Tags