Vaksinat e prodhuar nga Irani janë përgatitur për vaksinimin e qytetarëve
Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se vaksinat e prodhuar nga Iranit kundër virusit Korona janë përgatitur për vaksinimin e përgjithshëm të qytetarëve në vend.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kejanush Xhahanpur, drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit, ditën e enjte deklaroi: “Sasitë e prodhuara të vaksinës Cov Iran Barakat i janë dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe këto vaksina janë të gatshme për vaksinimin e qytetarëve anë e mbanë vendit. Tani më ekzistojnë vaksinat e prodhimit vendor sasia e të cilave do të shtohet për çdo muaj. Prodhimi me shumicë i vaksinës Pastor, gjithashtu pasi të plotësojë dokumentacionin përkatës, do të marrë licencën për përdorim. Gjithashtu të shtunën, edhe vaksina Sputnik V si projekt i përbashkët mes Iranit dhe Rusisë, do të hyjë në fazën e shqyrtimit dhe analizës dhe gradualisht do të hyjë në fazën e vaksinimit. Sipas parashikimeve, vaksinimi i qytetarëve iranianë deri në krijimin e imunitetit të gjerë do të përfundojë deri në fund të vjeshtës dhe fillimin e stinës së dimrit këtë vit”.