Shkalla e imunitetit të vaksinës "Cov Iran Barakat", mbi 90%
Menaxheri i projektit të prodhimit të vaksinave "Cov Iran Barakat" njoftoi: Shkalla e imunitetit të vaksinës Iran Barakat është më shumë se 93%.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Hassan Jalili", drejtori i projektit të prodhimit të vaksinave "Cov Iran Barakat", tha: Në fazën e dytë të provës klinike; imuniteti i vaksinës u vlerësua duke u bazuar në testet standarde ndërkombëtare dhe shkencore dhe pas kësaj imuniteti i vaksinës "Cov Iran Barakat" është llogaritur të jetë më shumë se 93%. Lidhur me efektivitetin e kësaj vaksine, menaxheri i projektit të vaksinës "Cov Iran Barakat" shtoi: Faza e tretë e provave klinike duhet të përfundojë për të përcaktuar efikasitetin e saktë të vaksinës. Jalili gjithashtu tha: Pritet që në ditët e ardhshme në provincat Teheran dhe Alborz, të gjithë ata që kanë hyrë në studimin klinik të marrin dozën e tyre të dytë dhe javën e ardhshme ky veprim do të bëhet edhe në qytete të tjera. Ekspertët dhe shkencëtarët iranianë deri më tani kanë arritur të prodhojnë disa lloje të vaksinave kundër virusit korona, të cilat janë vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare.