Ruhani: Përhapja e virusit Korona po shënon rënie
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përhapja e pandemisë së virusit Korona në Irani po shënon rënie për çdo ditë e më tepër dhe vetëm disa provinca kanë situatë më të ndryshme.
Hasan Ruhani në mbledhjen e shtabit kombëtare të përballjes me pandeminë Korona vuri në dukje faktin se përhapja e virusit Korona në Iran po shënon rënie për çdo ditë e më tepër, por tha se akoma nuk mund të jemi të sigurt nga kjo pandemi, prandaj duhet të vazhdojmë me respektimin e të gjitha protokolleve.
Ruhani shtoi: “Sot në vende të ndryshme të botës si në Rusi dhe në Azinë Lindore dhe gjithashtu në vendet fqinjë të Iranit, por vërejmë përhapjen e një vale të re të pandemisë së virusit Korona. Ne jemi krenarë me punën e madhe që kanë bërë shkencëtarët iranianë dhe kompanitë me bazë shkencore në Iran në prodhimin e vaksinës iraniane. Vaksina e prodhimit vendor është një krenari e madhe për Republikën Islamike të Iranit dhe ajo çfarë ka bërë lideri suprem i Revolucionit Islamik ditën e kaluar në marrjen e vaksinës iraniane, është një veprim shumë i çmuar. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit kishte mundësi të vaksinohet edhe më herët me anë të vaksinave të huaja, mirëpo ai ka preferuar që të pret dhe të vaksinohet me vaksinën iraniane dhe ky veprim është një inkurajim jashtëzakonisht i madh për aktivitetin e shkencëtarëve të Iranit dhe inkurajime të tilla nuk mund të krahasohen me çështjet materiale”.
Ruhani në vazhdim vuri në dukje shtimin me 69% të eksporteve jonaftore të Iranit në tre muajit e fundit në krahasim me periudhën e ngjashëm të vitit të kaluar dhe tha: “10 miliardë e 700 milionë dollarë është vlera e eksporteve jonaftore në tre muajt e kaluar dhe kjo është një gjë shumë e mirë”.