Ghalibaf thekson zbatimin e ligjit të veprimit strategjik për anulimin e sanksioneve
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se pasi përfundoi afati tre mujor të zbatimit të ligjit për veprim strategjik të Parlamentit Islamik të Iranit për heqjen e sanksioneve, asgjë nuk është vazhduar dhe ky ligj është duke u zbatuar.
Muhamed Bagher Ghalibaf ditën e dielën në seancën plenare të Parlamentit Islamik të Iranit tha se pasi ka përfunduar periudha tre mujore, nuk është vazhduar asgjë dhe pas kësaj periudhe asnjë prej materialeve të regjistruara nga kamerat në qendrat atomike të Iranit, kurrë nuk do të vendosen në dispozicion të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, por ato materiale janë në dispozicion të Iranit dhe ligji në fjalë është duke u zbatuar me precizitet.