Qershor 28, 2021 07:15 Europe/Tirane
  • Zarif: Sardasht, simbol i përdorimit të armëve kimike kundër civilëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit e quajti Sardashtin një simbol të përdorimit të armëve kimike kundër civilëve dhe zonave të banuara në kohët moderne.

Më 28 qershor 1987, regjimi Ba'athist në Irak përdori bomba kimike për të bombarduar katër zona me civilë në Sardasht ( në veriperëndim të Iranit), duke martirizuar 119 civilë dhe duke ekspozuar më shumë se 8,000 njerëz të tjerë me rreziqet e gazit helmues, të cilët më vonë pësuan dëme me  lëndë kimike. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iranit Press, "Muhamed Javad Zarif", Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën, ndërsa përkujtoi viktimat kimike të tragjedisë së bombardimit në Sardasht, deklaroi: "Veteranët tanë të dashur të sulmeve kimike kanë rënë dy herë viktima të politikave çnjerëzore të disa qeverive perëndimore; " Një herë pasi ata i shitën kimikate Sadamit dhe teknologji të armëve të shkatërrimit në masë dhe një herë ata vendosën sanksionet më brutale çnjerëzore  nën administratën Trump dhe parandaluan shpërndarjen e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore për të lehtësuar vuajtjet e viktimave tona të dashur të luftës kimike. Zarif shtoi: "Pavarësisht përpjekjeve tona dhe bashkëpunimit të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, administrata e re e SHBA nuk ka hequr dorë nga politika e dështuar e administratës së mëparshme dhe vazhdon të vendosë sanksione të paligjshme ndaj veteranëve tanë të luftës kimike". Qyteti Sardasht, me një popullsi prej 120,000 banorësh, ndodhet në jug të Azerbajxhanit Perëndimor dhe ka një kufi 100 kilometra të gjatë me Irakun.

Tags