Ruhani: Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për përshpejtimin e vaksinimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të qeverisë theksoi nevojën e shfrytëzimit të resurseve valutore të Iranit për ta shpejtuar procesin e vaksinimit të përgjithshëm në vend.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të qeverisë, tha: “Pasojat negative ekonomike të krijuara si rezultat i kufizimeve për shkak të pandemisë së virusit Korona janë bërë shkak për rritjen e çmimeve globale në lidhje me të gjitha artikujt, sidomos artikujt elementarë”.
Ruhani gjithashtu ka theksuar shfrytëzimin e resurseve valutore të bllokuara jashtë vendit për shpejtimin e vaksinimit të përgjithshëm si nëpërmjet prodhimeve vendore ashtu edhe nëpërmjet importimit të vaksinës, duke marrë parasysh rëndësinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve të vendit në kohën sa më të shpejtë të mundur. Ruhani shtoi: “Qeveria e me llogaritjet reale, ka bërë parashikimet e nevojshme dhe duke marrë parasysh të gjitha problemet sidomos dy pengesat e mëdha, pandeminë e virusit Korona dhe luftën ekonomike, nuk do të lejojë që qeveria e ardhshme në fillim të punës së saj të përballet me probleme në fushën e sigurimit të artikujve esencial. Me lirimin e resurseve valutore të Iranit që janë bllokuar në mënyrë të paligjshme në vendet e ndryshme, do të jemi dëshmitarë të faktit se rezistenca e popullit të Iranit përball luftës ekonomike ka dhënë rezultat dhe sanksionet kanë dështuar”.