Ruhani: Sanksionet e paligjshme të Amerikës kundër Iranit, terrorizëm ekonomik
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se veprimi i Amerikës në daljen nga marrëveshja bërthamore dhe vendosja e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta kundër Republikës Islamike të Iranit, është terrorizëm ekonomik.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, tha se gjatë tre viteve të kaluara, populli i Iranit është përballur me terrorizëm ekonomik të paparë dhe shtoi: “Ajo çfarë ish-presidenti amerikan ka bërë kundër Iranit, ka qenë më shumë se sa një luftë dhe ishte terrorizëm ekonom kundër pacientëve të sëmurë, madje edhe kundër personave të moshuar”.
Ruhani duke vë në dukje theksimet e autoriteteve të qeverisë së re të Amerikës për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Populli i Iranit pret që Amerika ta bëjë sa më shpejtë këtë gjë dhe të zbatojë zotimet e marrëveshjes bërthamore”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu ka thënë se tanimë është bërë e qartë për të gjithë botën se Irani kurrë nuk synon prodhimit të shkatërrimit në masë, ose armëve kimike, mikrobike e bërthamore dhe shtoi: “Marrëveshja bërthamore është një dokument që tregon se Republika Islamike e Iranit nuk synon prodhimin e armëve bërthamore, por synon zhvillimin e teknologjisë atomike për qëllime paqësore”.
Presidenti iranian në fund vuri në dukje sulmet me armë kimike në qytetin Sardasht në perëndim të Iranit më 28 qershor të vitit 1987, nga ushtria e ish-regjimit Ba’th të Irakut dhe theksoi: “Ushtria e ish-regjimit Ba’th të Irakut ka përdorur armë kimike në fushëbetejat e luftës kundër Iranit dhe aktualisht në Iran ekzistojnë mbi 9 mijë persona të plagosur me armë kimike gjatë luftës kundër Iranit, prandaj qarqet politike dhe juridike duhet të përdorin të gjitha kapacitetet e tyre për ta ndjekur çështjen në qarqet ndërkombëtare”.