Korrik 02, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Irani ndalon udhëtimet nga 12 vende të botës

Shefi i zyrës për turizëm në Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit ka deklaruar se është ndaluar udhëtimi nga 12 vende të botës drejt Iranit dhe janë shtuar masat kufizuese për udhëtarët e 24 vendeve të tjera që dëshirojnë të udhëtojnë në Iran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Vali Tejmur, shefi i zyrës për turizëm në Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit, ditën e premte në lidhje me vendimet më të fundit të mara në lidhje me qarkullimin e udhëtarëve mes Iranit dhe vendeve të tjera, ka thënë: “Pranimi i udhëtarëve nga vendet e veçanta të cilat po përballen me përhapjen e varianteve të reja të virusit Korona në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë është ndaluar deri në informimin tjetër. Në këtë mënyrë udhëtimi nga vendet e tilla si Botsvana, Brazili, Esvatini, India, Osutu, Malavi, Muzambik, Nepali, Afrika e Jugut, Uruguai, Zambia dhe Zimbabve në drejtim të Iranit, është i ndaluar. Hyrja në Iran e diplomatëve, funksionarëve shtetëror dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare kushtëzohet me konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe me respektimin e protokolleve shëndetësore. Ndërkohë udhëtimin i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë nga vendet me rrezik të lartë të përhapjes së pandemisë Korona është i lejuar, mirëpo udhëtarët duhet të kenë testin PCR dhe në hyrje të Iranit duhet t’i nënshtrohen përsëri testit dhe kontrollit mjekësor”.

 

Tags