Zarif: Terrorizmi ekonomik amerikan kundër popullit iranian vazhdon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110780-zarif_terrorizmi_ekonomik_amerikan_kundër_popullit_iranian_vazhdon
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar vrasjes së njerëzve të pafajshëm nga Shtetet e Bashkuara duke sulmuar avionin civil iranian  në Twitter shkroi:  Dhuna e SHBA kundër popullit iranian vazhdon me terrorizmin ekonomik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2021 03:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Terrorizmi ekonomik amerikan kundër popullit iranian vazhdon

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar vrasjes së njerëzve të pafajshëm nga Shtetet e Bashkuara duke sulmuar avionin civil iranian  në Twitter shkroi:  Dhuna e SHBA kundër popullit iranian vazhdon me terrorizmin ekonomik.

Sipas IRNA të Shtunën, Muhamed Javad Zarif në Twitter shkroi:  Në atë ditë, Shtetet e Bashkuara rrëzuan Fluturimin 655 të Iran Air, duke vrarë të gjithë 290 civilë në bord. Në atë kohë, si një diplomat i ri, pashë se Shtetet e Bashkuara refuzuan të kërkonin falje për këtë tragjedi njerëzore. Dhuna e SHBA kundër iranianëve filloi shumë kohë më parë dhe vazhdon edhe sot me terrorizëm ekonomik kundër popullit tonë. 33 vjet më parë më 3 korrik 1988, aeroplani i pasagjerëve 655 i kompanisë Iran Air, i cili po fluturonte në qiellin blu mbi Gjirin Persik, u shënjestrua dhe sulmua nga dy raketa të një anijeje amerikane dhe shpirtrat e pastër të 290 pasagjerëve të pafajshëm mbetën në qiell.