Irani kritikon standardet e dyfishta të Perëndimit mbi terrorizmin
Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara dënoi me forcë standardet e dyfishta dhe qasjen politike të perëndimit në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi nevojën e përballjes dhe ndëshkimit të autorëve të akteve terroriste.
Sipas IRNA, "Majid Takht-e Revançi" të martën në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB për miratimin e një rezolutë të titulluar "Strategjia Globale kundër Terrorizmit ", duke iu referuar vendosmërisë së Iranit për t'u përballur me fenomenin ogurzi të terrorizmit dhe për të luftuar të gjitha format e terrorizmit, kritikoi dhe dënoi standardet e dyfishta dhe qasjen politike të disa vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe veprimet e tyre të njëanshme në përfshirjen e emrave të vendeve dhe organeve të tyre drejtuese në listën e organizatave terroriste. Në këtë takim, për nder të kujtimit të Gjeneralit Haj Kasem Sulejmani, heroi ndërkombëtar i luftës kundër terrorizmit i cili u martirizua në operacionin terrorist amerikan në Irak, "Takht-e Revançi", okupimin dhe ndërhyrjen ushtarake në punët e vendet, i përmendi si rrënjët e terrorizmit. Duke iu referuar disa prej rrënjëve të terrorizmit, Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se strategjia më e rëndësishme për t'iu kundërvënë terrorizmit është t'i kushtojmë vëmendje rrënjëve të tij, duke përfshirë këtu edhe kundërvënien ndaj sanksioneve të njëanshme çnjerëzore që vihen kundër kombeve. Takht-e Revançi gjithashtu mirëpriti dënimin e sulmeve terroriste në infrastrukturën e energjisë bërthamore, duke përfshirë objektet bërthamore, nga rezoluta, gjë e cila çon në katastrofa radioaktive mjedisore. "Takht-e Revançi" gjithashtu iu referua martirizimit të më shumë se 17,000 iranianëve në operacionet e grupeve terroriste në Iran dhe tha: "Për fat të keq, anëtarët e grupeve terroriste duart e të cilëve janë të njollosur me gjakun e popullit iranian veprojnë lirshëm në disa vende evropiane dhe Amerikën e Veriut.