Korrik 08, 2021 19:29 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani është i gatshëm të vazhdojë bisedimet ndër-afgane

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi se Irani është i gatshëm të vazhdojë bisedimet ndër-afgane.

Sipas ISNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, në përfundim të dialogut ndër-afgan në Teheran, në fjalën e tij përmbyllëse, falënderoi të dy delegacionet për përparësinë që kanë treguar ndaj paqes, rehatisë dhe mirëqenies së popullit afgan dhe tha: Trimëria në paqe është më i rëndësishëm sesa trimëria në luftë. Zarif shtoi:  Për paqen, njeriu duhet të sakrifikojë, të falë dhe të heqë dorë nga kërkesat maksimale, si dhe t'i kushtojë vëmendje kërkesave të palës tjetër, veçanërisht në këto bisedime ku nuk ka asnjë palë tjetër sepse të dy palët janë vëllezër dhe kërkojnë paqe dhe qetësi për popullin e Afganistanit. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu tha: Një komb që vuan për 40 vjet ka të drejtë të kundërshtojë luftën. Zarif theksoi: Shfrytëzoni këtë mundësi për t'i dhënë fund luftës në Afganistan sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të siguruar mundësi zhvillimi për popullin e Afganistanit. Ministri i Jashtëm iranian theksoi: Republika Islamike e Iranit është gjithmonë e gatshme të garantojë vazhdimin e bisedimeve tuaja në çfarëdo mënyre që dëshironi. Raundi i parë i bisedimeve ndër-afgane në Teheran përfundoi me një fjalim nga Ministri i Jashtëm iranian, krerët e delegacioneve të republikës dhe Talibanëve dhe lëshimin e një deklarate me gjashtë pika.

Tags