Ruhani: Jemi gati të fillojmë vaksinimin me 500 mijë doza në ditë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111098-ruhani_jemi_gati_të_fillojmë_vaksinimin_me_500_mijë_doza_në_ditë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se autoritetet shëndetësore janë të gatshëm për të filluar vaksinimin e qytetarëve me 500 mijë doza në ditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2021 10:06 Europe/Tirane
  • Ruhani: Jemi gati të fillojmë vaksinimin me 500 mijë doza në ditë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se autoritetet shëndetësore janë të gatshëm për të filluar vaksinimin e qytetarëve me 500 mijë doza në ditë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mbledhjen e shtabit kombëtar për t’u përballur me pandeminë Korona, ka thënë se përveç pandemisë se virusit Korona që ka filluar 17 muaj më parë, tani këtë vit Irani po përballet edhe me përhapjen e varianteve të reja dhe më të rrezikshme të virusit Korona.

Ruhani shtoi: “Variantet me mutacion të ri të virusit Korona në fillim kanë depërtuar në Iran nga kufijtë perëndimor dhe kryesisht nga Irakut dhe ka qenë varianti i Koronas angleze, ndërsa muajve të fundit edhe varianti Delta ose Korona indiane ka filluar të përhapet duke depërtuar nga kufijtë lindor të Iranit. Virusi Korona ka hyrë në provincat jugore dhe lindore të Iranit duke depërtuar në thellësinë e territorit të Iranit. Për shkak të pajisjeve dhe kushteve e kujdesit të veçantë dhe eksperiencës që kemi mbledhur deri më tani, kemi një situatë shumë më të mirë se në të kaluarën. Megjithatë vaksina është shumë efikase dhe nëse do të shpërndahen vaksinat, me padyshim se do të kemi më pak probleme. Pavarësisht të gjitha masave që kemi marrë, kemi hyrë në valën e pestë, por kjo valë akoma nuk ka përfshirë tërë vendin dhe akoma ekziston mundësia për të parandaluar shtimin dhe zgjerimin e kësaj vale, prandaj kemi nevojë për përpjekje të përgjithshme të qytetarëve në të gjithë vendin që të respektojnë protokollet shëndetësore”.