Khatibzadeh: Mania anti-iraniane ka nxitur hipokrizinë e turpshme të Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111140-khatibzadeh_mania_anti_iraniane_ka_nxitur_hipokrizinë_e_turpshme_të_perëndimit
Duke iu referuar pranisë së politikanëve perëndimorë në takimin e grupit terrorist të hipokritëve të MEK, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të Shtunën në mbrëmje deklaroi se etja e pashuar për para dhe mania anti-iraniane, ka nxitur hipokrizinë e turpshme të Perëndimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 11, 2021 07:25 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Mania anti-iraniane ka nxitur hipokrizinë e turpshme të Perëndimit

Duke iu referuar pranisë së politikanëve perëndimorë në takimin e grupit terrorist të hipokritëve të MEK, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të Shtunën në mbrëmje deklaroi se etja e pashuar për para dhe mania anti-iraniane, ka nxitur hipokrizinë e turpshme të Perëndimit.

Sipas IRNA, "Saeed Khatibzadeh" shkroi në Twitter: Politikanë të vetë-shitur perëndimorë (përfshirë Pompeon i njohur për gënjeshtra, mashtrime dhe grabitje) e kanë shitur veten e tyre me çmim të ulët dhe kanë marrë pjesë në një cirk të pritur nga Evropa dhe i organizuar nga një sekt terrorist i mbështetur dikur nga diktatori i rrëzuar irakian Saddami dhe që i ka duar e lyera me gjakun e iranianëve. Khatibzadeh shtoi: Një etje e pashuar për para dhe mania anti-iraniane ka nxitur hipokrizinë e turpshme perëndimore. Uashington Post raportoi të Premten se një grup anëtarësh të Kongresit Amerikan nga të dy partitë Republikane dhe Demokratike po merrnin pjesë në një takim virtual kibernetik të grupit terrorist MEK, mes të cilëve dallojnë Senatori Republikan Ted Cruz dhe udhëheqësi i pakicës Kevin Mc Carthy. Senatori Bob Menendez, kryetari demokrat i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe disa zyrtarë të tjerë të SH.B.A.-së gjithashtu do të mbajnë fjalim në takim. Prania e përfaqësuesve jopartiakë të Kongresit Amerikan në një takim ku themeluesit e atij grupi  janë njollosur me gjakun e popullit iranian, tregon thellësinë e armiqësisë së Uashingtonit me popullin dhe sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Që nga fillimi i Revolucionit Islamik, grupi terrorist MEK në operacione të ndryshme terroriste ka vrarë më shumë se 17,000 shtetas iranianë. Ky grup terrorist mbështetet nga Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Franca.