Korrik 11, 2021 07:25 Europe/Tirane
  • Ekspozita e parë ekskluzive e Euroazisë në Iran

Ekspozita e parë ekskluzive Euroazia në Iran me pjesëmarrjen e kompanive anëtare të Unionit Ekonomik Euroaziatik do të mbahet nga 9 deri më 12 korrik në qendrën  e përhershme të Ekspozitave Ndërkombëtare të Teheranit.   

Sipas Agjencisë së Lajmeve Iran Press, në ekspozitën Euroazia në Iran morën pjesë 30 kompani nga Rusia, 30 kompani nga Kirgizistani, më shumë se 10 kompani nga Armenia, më shumë se 10 kompani nga Kazakistani, kompani nga Bjellorusia, së bashku me kompani të ndryshme iraniane. Kompanitë ekspozuan arritjet e tyre në sektorë të ndryshëm. Ekspozita e parë e specializuar Euroaziatike në Teheran është shpallur si një mundësi për të prezantuar kapacitetet eksportuese të Iranit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, si dhe zgjerimin e partnerëve tregtarë. Kompanitë pjesëmarrëse në këtë ekspozitë janë aktive në fushat e bankave, transferimit të teknologjisë, ndërtimit të fabrikave të mëdha, porteve, skelave, rezervuarëve të naftës, ndërtimit të anijeve, çelikut dhe çimentos, ndërsa shitësit e mëdhenj të produkteve të bagëtive, naftës dhe produkteve bujqësore janë gjithashtu të pranishëm në këtë ekspozitë. Ekspozita e parë Euroazia në Iran do të vazhdojë për 4 ditë nga ora 10:00 deri në 18:00 në përputhje me protokollet e veçanta shëndetësore për sëmundjen Covid-19. Ajo organizohet në qendrën e përhershme të Ekspozitave Ndërkombëtare të Teheranit dhe është gati të presë palët e interesuara.

Tags