Korrik 13, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Zarif:  Ne kemi treguar angazhimin tonë në dialog dhe diplomaci

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: Ne kemi treguar angazhimin tonë në dialog dhe diplomaci.

Muhamed Javad Zarif të martën në takimin e virtual të ministrave të jashtëm të grupit NAM tha: Vala e tërbuar e sfidave globale me të cilat përballemi sot ka përforcuar nevojën për veprim më kolektiv në nivelin ndërkombëtar. Zarif shtoi: Multilateralizmi nuk konsiderohet më si një opsion, por vetëm si përgjigjja e duhur ndaj krizave të rënda globale. Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu tha: grupi NAM mund të sigurojë një mundësi të mirë për të promovuar dhe forcuar pjesëmarrjen globale në një kohë të rritjes së njëanshmërisë dhe proteksionizmit në skenën ndërkombëtare. Zarif gjithashtu tha: Pandemia e Covid - 19 ka qenë prova më e madhe e solidaritetit global në qenien njerëzore. Ministri i Jashtëm iranian vuri në dukje se: Irani vazhdimisht ka demonstruar angazhimin e tij ndaj multilateralizmit si bazën e një politike të fortë të jashtme. Zarif tha: Në nivelin global, ne kemi demonstruar angazhimin tonë të vendosur për dialog dhe diplomaci duke marrë pjesë aktive në forume të ndryshme ndërkombëtare për të adresuar një numër të madh sfidash ndërkombëtare, përfshirë negociatat e muajve të fundit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Ministri i Jashtëm iranian theksoi: Vendosmëria e Iranit për të përmbushur premtimet e tij ekonomike për popullin iranian është shfaqur pavarësisht nga dështimi fatkeq i Evropës për të përmbushur premtimet e veta ekonomike pas tërheqjes së paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe hezitimit të administratës së re të SHBA për të braktisur politikën e saj të dështuar "presioni maksimal" .

Tags