Ra’isi: Irani do të vazhdojë mbështetjen ndaj Palestinës
Presidenti i zgjedhur i Iranit i është drejtuar shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës dhe ka thënë: “Teherani do të vazhdojë mbështetjen ndaj Palestinës”.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas dhe Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik të Palestinës, kanë zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Iranit.
Sehed Ebrahim Ra’isi në këtë bisedë telefonike edhe njëherë ka uruar fitoren e madhe të rezistencës palestineze në betejën “Shpata e Kodsit” përball regjimit sionist dhe ka theksuar: “Jeni të sigurt se Irani do të vazhdojë mbështetjen ndaj Palestinës dhe deri në çlirimin e Kodsit të shenjtë do të qëndrojë përkrah popullit të Palestinës”.
Më parë, Sejed Ebrahim Ra’isi më 22 maj ka uruar fitoren e rezistencës së popullit të Palestinës në luftën 12 ditore përball agresionit ushtarak të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe ka theksuar: “Populli i shtypur palestinez dhe rezistenca heroike e Palestinës edhe një herë në një sprovë të madhe dhe përcaktuese, ka bërë një hap të madh përpara drejt çlirimit të Kodsit të pushtuar”.
Ismail Hanije në këtë bisedë telefonike duke uruar Ebrahim Ra’isi për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit, ka falënderuar mbështetjet e Republikës Islamike të Iranit ndaj çështjes së Palestinës.
Zijad Al-Nakhale gjithashtu i ka uruar suksese Sejed Ebrahim Ra’isi në postin e presidentit të shtetit iranian dhe ka vlerësuar lartë mbështetjen e Iranit ndaj popullit të Palestinës dhe rezistencës kundër regjimit sionist.